Sarah Townsend ishte duke shëtitur gjatë një pasdite në Somerset të Anglisë, ku kapi momentet e rralla, të formacioneve interesante që krijonin shpezët duke fluturuar në grumbull.
Derisa këta zogj, as që vërehen kur fluturojnë në mënyrë individuale, kur bëhen bashkë krijojnë një iluzion që duket sikur ndonjë re e zezë që ndryshon gjithnjë formë, transmeton Telegrafi.
“Grumbulli i këtyre zogjve që janë më të vogla se sorrat, duke i zi nga larg, por nëse fokusohemi më mirë, merr ngjyrë rozë dhe gjelbër të mbyllët” kanë thënë ekspertët e një shoqate që merret me mbrojtjen e shpezëve.
Meqenëse pamjet janë amatore, nuk mund të bëhet ndonjë hulumtim më i hollësishëm i lëvizjeve, që thuhet se nuk janë aq të shpeshta, pasi realizohen vetëm në kohë të caktuara të vitit. /Telegrafi/