Site icon Telegrafi

Shpëtuan dhjetëra të mbijetuar në rrënoja, tre ekipet shqiptare që ndihmuan Turqinë nisen drejt Shqipërisë

Tre ekipet shqiptare që ndihmuan Turqinë në gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit, janë nisur drejt vendit tonë.

“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.

Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë”, shkruan Ministria e Mbrojtjes. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version