Nuk ka grua e cila nuk ka menduar që gjatë verës t’i shkurtojë flokët sa më shumë, në mënyrë që më lehtë ta përballojë vapën
Do të pajtoheni se do të ishte një dëm i madh t’i shkurtonit flokët e kuruar të cilave u keni kushtuar aq kujdes, për të qenë të shkëlqyer dhe të shëndetshëm.
Megjithatë, për këtë gjë nuk ka nevojë. Mund të bëni një model flokësh elegant dhe modern në çast, transmeton Telegrafi.
Flokët tuaj të gjatë do të bëhen të stilizuara dhe të rregullta, dhe nuk do t’ju krijojnë vapë më shumë, as nuk do t’ju shqetësojnë.
Gërshet i lartë
Bërja e gërshetit të lartë, të vendosur në majë të kokës, është krejtësisht e thjeshtë. Për ta bërë këtë gërshet ju duhen në llastik dhe disa karfica. Nëse i nxirrni disa balluke dhe i mbështillni përreth llastikut, do të keni një variant më elegant, të përshtatshëm për raste solemne.
Gërsheti i lartë rinon dhe nxjerr në pah qafën. Nëse jeni adhuruese e gërshetit të saktë, të fortë, do ta kuptoni që dhe ai është njësoj efikas.
Bisht kali
Këtë sezon, bishti i kalit po bëhet pjesë e trendit, jo vetëm model flokësh të cilin do ta bënit në shpejtësi kur duhet të shkoni në dyqan. Bëhet thjesht, është rinor dhe praktik.
Flokët gjysmë të mbledhura
Një ndër trendët retro më të adhuruarit këtë sezon, janë flokët gjysmë të mbledhura, të përforcuara me një karficë efektive apo me llastik. Janë të shkëlqyeshme për ato gra të cilave vapa dhe flokët e gjatë u paraqesin problemin më të madh – për të gjitha ato me flokë të dendur.
Thjesht kapni gjysmën e flokëve tuaj dhe fiksoni në majë të kokës me diçka, dhe lëreni pjesën tjetër të bjerë lirisht. Elegancë dhe rinore.
/Telegrafi/