Një burrë nga Lincolnshire i Anglisë, ka qenë duke lëvizur me motoçikletë kur ka rrëshqitur në një kanal dhe është rrëzuar në një shufër metalike.
Ky objekt i fortë, që ishte më i gjatë se një metër, ia ka shpuar fytin Paul Bradshawit dhe ka dalë në anën tjetër, transmeton Telegrafi.
Viktima 55-vjeçare është dashur të dërgohet me helikopter në spital, meqenëse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.
Para se t’i nënshtrohej operimi, atij ia kanë thirrur familjen që ta shohin pasi nuk besohej se do të shpëtonte.
Por, babai i dy fëmijëve e ka përballuar mirë operimin kur i është larguar shufra.
Madje, Bradshaw është lëshuar në shtëpi pas dy ditësh. /Telegrafi/