Telegrafi

Shpëton mrekullisht pas përplasjes nga treni (Video, +16)

Një moment kritik ka ndodhur kur një grua është përplasur dhe është futur poshtë trenit në lëvizje, por ka shpëtuar gjallë.

Kamera e vendosur në një veturë që po lëvizte në Sosnoëieck të Polonisë, e ka xhiruar gruan duke dalë nga një rrugicë në binarë, ku po vinte makina e rëndë.

Për fat të mirë, makinisti ka frenuar shpejt dhe e ka shmangur ndonjë lëndim më të madh të gruas identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

Zjarrfikësit dhe kalimtarët e rastit, e kanë nxjerrë gruan e re në moshë, e cila ishte e vetëdijshme dhe fliste normalisht.

Ajo po trajtohet në spital me disa thyerje dhe lëndime të brendshme, por është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/