Telegrafi

Shpëton mrekullisht mjeshtri që ishte gëlltitur nga shkallët lëvizëse (Foto/Video)

Një video paksa e pazakontë, shfaq momentin kur një mjeshtër i shkallëve lëvizëse (elektrike), shpëtohet nga ekipet një ekip i zjarrfikësve pasi ishte përpirë nga shkallët lëvizëse.

Mjeshtri ishte duke rregulluar shkallët lëvizëse, kur papritmas ato fillojnë të lëvizin duke e tërhequr zvarrë brenda tyre burrin e paidentifikuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në internet, shihet burri duke qëndruar më fytyrë për tokë në një hapësirë të vogël brenda shkallëve lëvizëse.

Raportohet se ka ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në pjesën perëndimore të Kinës, ku mjeshtri me sa duket nuk e kishte fikur rrymën derisa po riparonte shkallët lëvizëse, të cilat filluan të lëvizin derisa po qëndronte brenda tyre. /Telegrafi/