Telegrafi

Shpëton mrekullisht djaloshi që shkelet nga vetura (Video, +18)

Mrekullitë ndodhin dhe këtë gjë më së miri e dokumenton një video e postuar në internet, që tregon momentin kur një djalosh 4-vjeç rrëzohet në tokë dhe kalon mbi të një veturë e cila nuk ndalet fare thuajse nuk ndodhë asgjë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sina, ngjarja ka ndodhur në qytetin Nanjing, derisa djaloshi i cili është shkelur nga vetura ka shpëtuar mrekullisht me vetëm disa lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.

Por është e tmerrshme se si shoferi i veturës që e shkel 4-vjeçarin, nuk ndalet fare dhe vazhdon rrugën thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=eJj8cekiYWI