“Gjuetari i refugjatëve”, Dinko V’lev është ndaluar në kufirin e Maqedonisë pasi që është përpjekur të bartë një pllakë përkujtimore të ngjashme me atë që e theu udhëheqësi televiziv maqedonas, Milenko Nedelkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dinko V’lev nga Jamboli, i cili është i njohur si “gjuetar i refugjatëve”, është ndaluar në kufirin Bullgari-Maqedoni, ka njoftuar Nova bullgare. Atij nuk i është lejuar ta fus në Maqedoni pllakën përkujtimore dhe është ndaluar nga policët kufitar dhe akoma gjendet atje.
Para disa ditësh Dinko paralajmëroi se do të niset për tu „qortuar“ me Nedelkovskin dhe iu kërcënua me zemërim. Sipas gjitha gjasave kjo dhe është arsyeja për ndalimin e tij nga autoritetet kufitare të Maqedonisë./Telegrafi/