Ndonëse më herët është raportuar se një femër e cila kishte kërcyer nga ndërtesa disakatëshe në Prishtinë, ka shpëtuar duke marrë lëndime trupore, tanimë konfirmohet se ajo ka vdekur.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rasti është vdekje e dyshimtë, bëhet fjalë për një femër M.K. e lindur në vitin 1998”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.
—————————————————————————–
Shpëton femra që u hodh nga ndërtesa në Prishtinë
Një femër që tentoi të vetëvritet sot, duke kërcyer nga ndërtesa disakatëshe në Prishtinë, ka shpëtuar duke marrë lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Blic se e dyshuara ka shpëtuar dhe është dërguar në QKUK.
“Po në rrugën ‘Muharrem Fejza’, në Prishtnë ka ndodhur ky rast. E dyshuara femër ka tentuar për vetëvrasje, mirëpo ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.