Parlamenti Europian nuk ka mundur që të ndalojë shitjen e dynerit të famshëm në gjithë Evropën, dhe atë për vetëm tri vota.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një plan për të ndaluar një shtesë që konsiderohet kyçe në mishin industrial për dynerin e famshëm.
Duke kërkuar një shumicë absolute prej së paku 376 vota për ndalimin e fosfateve, legjislativi nuk ia arriti të merrte ato, duke i munguar tri të tilla.
Votimi ishte 373-272 me 30 abstenime. Vendimi ishte pritur fort nga industria e dynerëve, sipas të cilëve duhen fosfatet për të mbajtur mishin e ngrirë të lëngshëm, të butë dhe të shijshëm për konsum.
Por të tjerët argumentuan se fosfatet ishin një rrezik shëndetësor për sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/