Ariu i rëndë 165 kilogramë, i cili po shëtiste nëpër bregdetin e Floridas, ka përfunduar në det pasi që është goditur nga një shigjetë me substanca për ta vënë në gjumë.
Pasi që substancat kanë filluar të ndikojnë, ariu ka filluar të mbytet në ujë, derisa në ndihmë të kafshës së tmerruar nga frika i ka dalë 29-vjeçari Warwick, i cili punon për shoqatën e Floridës për peshq dhe kafshë të egra.
”Nuk isha i sigurt se çfarë do të bëj saktësisht kur kërceva në det”, ka thënë ai.
”Ka qenë një vendim i momentit’.’
”Ariu kishte humbur funksionin në duar dhe këmbë dhe ishte e qartë se do të mbytej po mos t’i ndihmoja. E dija se më duhej t’i ndihmoja”, ka shtuar ai.
Kafsha është munduar të mbajë kokën mbi ujë. Warwick ka vendosur dorën nën ari për t’ia kapur trupin, derisa me tjetrën e ka kapur për qafe dhe e ka nxjerrë në bregdet.
Shpëtimtari ka marrë vetëm disa gërvishtje, derisa kafsha është shëruar shumë shpejt.