Telegrafi

I shpëtoi tragjedisë ajrore, por vdes pasi dëgjoi zërin e gruas

Portieri i Chapecoenses, Danilo është shpallur i vdekur edhe pse fillimisht ishte në mesin e të mbijetuarve në aksidentin ajror të Kolumbisë.

Portieri 31-vjeçar ishte një nga 81 personat në bordin e aeroplanit famëkeq ‘AMI2993’ i cili barte futbollistët e ekipit brazilian.

Lexo po ashtu Tragjedia me futbollistët brazilianë: Nga ‘selfiet’ duke buzëqeshur në aeroplan deri te aksidenti i kobshëm (Foto/Video)

Fillimisht numri i të vdekurve është raportuar në 76, por listës së vdekurve i shtohet edhe Danilo duke ngritur në këtë formë në 77, transmeton Telegrafi.

Së bashku me kolegun Alan Ruschel, i mbijetuar në aksident, Danilo u nxjerrë prej rrënojave dhe u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Lexo po ashtu Flet futbollisti i mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit

Raportohet se futbollisti i ndjerë kishte komunikuar me bashkëshorten duke i thënë se është shëndosh e mirë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES