Telegrafi

I shpëtoi tërmetit në Turqi, pamjet drithëruese kur e mbijetuara doli nga rrënojat – rreth 30 të tjerë ende janë të zhdukur

Tërmeti prej 6.8 ballësh që e goditi Turqinë, i ka lënë të vdekur 21 persona derisa 1,000 të tjerë janë të lënduar, ndërsa njësitet për shpëtim, po bëjnë përpjekje që t’i nxjerrin të gjallë edhe 30 persona të zhdukur që besohet se ndodhen nën rrënoja.

Milliyet është mediumi turk, që ka shpërndarë pamjet drithëruese, ku shihet një e mbijetuar, e cila doli papritmas prej rrënojave të një shtëpie në Elazig, duke befasuar të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Njësitet për shpëtim, i kanë zgjatur dorën gruas së quajtur Hatun Yamis, e cila kishte pësuar vetëm lëndime të lehta.

Yamis që doli papritmas prej rrënojave që shkaktoi tërmeti

Intervenimi për shpëtimin e të mbijetuarve, po vazhdon edhe sot, i pasuar nga nata e mbrëmshme kur kërkuesit sfiduan motin e ftohtë, në përpjekje të shpëtojnë viktimat.

Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi, 21 të vdekur dhe 1000 të lënduar, në kërkim të 30 personave nën rrënoja

Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka thënë se ushtria është e gatshme të intervenojë dhe mund të urdhëroi ndërhyrjen ushtarake në çdo moment. /Telegrafi/