Can Kapadayi ka qenë duke vozitur në një autostradë të Londrës, kur ka parë një qen të vogël që lëvizte në mes të veturave.
Pasi e ka zënë me shumë mund qenin, 27-vjeçari ka shikuar në varësen e qafores së qenit, ku ishte numri i telefonit të pronares së tij, transmeton Telegrafi.
“Kam një qen dhe do mërzitesha shumë sikur të më ikte dhe t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe. Më vjen mirë që e shpëtova”, ka thënë Kapadayi lidhur me rastin.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e takimit të gruas që priste në rrugë dhe brengosej për qenin që i kishte ikur. /Telegrafi/
https://youtu.be/PavYtbksE1U