Telegrafi

Shpëtoi nga coronavirusi, Trump kërcen para turmës në Pensilvani – pamjet bëhen hit në internet

Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdoi me një vallëzim të martën mbrëma ndërsa Village People YMCA filloi të luante në fund të tubimit të tij në Pensilvani.

Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi menjëherë pasi ai u kishte thënë të sëmurëve me COVID se ‘ndjeu dhimbjen e tyre’ dhe u mburr se ishte ‘imun’ nga virusi.

Presidenti nisi disa lëvizje në skenë në Johnstown ndërsa mbylli tubimin e tij të dytë të fushatës që nga qëndrimi i tij katër-ditor në spital me virusin vdekjeprurës – pamje që janë bërë hit në internet.

Trump i tha turmës se ai ‘do ta bënte Amerikën të sigurt përsëri’ dhe ‘do ta bënte Amerikën përsëri të shkëlqyer’ para se goditja klasike e Village People të fillonte shpërthimin – ai pastaj shpërtheu në kërcim. /Telegrafi/