Në Zaragoza të Spanjës është regjistruar një mashkull, që ia kishte futur vetes shpatën në gjoks.
Mjekët e specializuar, kanë arritur të ja nxjerrin metalin e mprehtë, që nuk i kishte prekur zemrën.
Në videon e plasuar më poshtë, shihet se si rrah zemra e tij, ndërsa mjekët kontrollojnë nëse ka ndonjë lëndim, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet i ditur identiteti i djaloshit, që raportohet se e ka kryer vet këtë qëllimin me armën e ftohtë.
Mësohet se pasi është kryer intervenimi, ai është lëshuar në shtëpi pa ndonjë komplikim shëndetësor.