Site icon Telegrafi

Shpëtoi mrekullisht, pas përballjes së çuditshme me arushën

Por, të fokusohemi tek gjërat themelore.

Po e zëmë se i ka kapërcyer ndalesat dhe ka hyrë në zonën ku banon arusha brune, në kopshtin zoologjik të Varshavës në Poloni.

Më pas, ai e ka futur dorën në gojën e arushës dhe e ka qëlluar atë me grusht në kokë, duke bërë që t’i ngulen dhëmbët në dorë.

Pasi e ka nxjerrë dorën, ai e ka qëlluar sërish arushën në kokë dhe është larguar.

Policia që është vënë në kërkim të këtij njeriu, ka gjetur një zinxhir dore dhe disa pika gjaku që besohet se i përkasin atij.

Ndryshe, kopshti zoologjik i Varshavës i ka dy arusha dhe një ari, që i ka marrë dhuratë para disa vitesh nga një cirk.

Exit mobile version