Telegrafi

I shpëtoi luftës së Gjirit, ish-oficeri humb jetën pasi goditet me grusht në fytyrë

Një veteran i luftës së Gjirit është mbytur kur rojat e një klubi të natës në Tajlandë e goditën me grusht, me ç’rast përfundoi i përplasur me kokë në asfalt pa ndjenja.

Ish-oficeri Mike Jones-Mathias, 55-vjeç, ishte në një udhëtim zyrtar dhe pasi kishte përfunduar darkën me kolegët, kishte vendosur të shkoj në një klub nate në Pattay pak minuta para se të kthehej në dhomën e hotelit, transmeton Telegrafi.

Por nuk kaloi shumë dhe i telefonoi policisë në orët e para të mëngjesit, vetëm pak sekonda para se kamerat e sigurisë ta filmonin duke u goditur me grusht në fytyrë dhe rrëzuar në tokë.

Në anën tjetër roja e lokalit Phumphat Tanonsingh ishte paditur për sulm fizik në Tajlandë, megjithatë është shpallur fajtor mbi pretendimet se ishte vetëmbrojtur, pasi sipas tij Mike kishte tentuar të largohet nga lokali pa paguar për pijen e porositur.

E gruaja e të ndjerit Veronica, 50-vjeçe, ka deklaruar para gazetarëve se e di me siguri të plotë, se bashkëshorti i saj kurrë nuk do të largohej nga lokali pa paguar llogarinë.

Gjithashtu ka pyetur se pse derisa ishte brenda lokalit bashkëshorti i saj i kishte telefonuar policisë, duke u kërkuar ndihmë – pak para se të goditej. /Telegrafi/