Telegrafi

Shpëtoi Leicesterin duke pritur një penalti, këto janë fjalët emocionuese të Schmeichelit

Kasper Schmechel ka folur pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Leicester City ka shënuar fitore në ballafaqimin e dytë kundër Sevillas me rezultat 2-0, e cila ishte e mjaftueshme për të kualifikuar pas humbjes në takimin e parë me rezultat 2-1.

Portieri danez që priti një penalti të N’Zonzi ka thënë se është ndjenjë e mrekullueshme që të ndihmosh ekipin për tu kualifikuar, transmeton Telegrafi.

”Është ndjenjë e mrekullueshme që ta ndihmosh skuadrën për t’u kualifikuar tutje. Ka të bëjë me besimin dhe ne kemi luajtur sikur në sezonin e kaluar në Premier League”.

”Kjo është një arritje e mrekullueshme. Jam krenar me skuadrën dhe plani ynë funksioni shumë mirë”, u shpreh Schmeichel.

Lexo po ashtu Schmeichel hero i Leicesterit, priti dy penalti në dy ndeshje të ndryshme kundër Sevillas (Video)

Ndryshe, Leicester do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit të premten në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/