Amir Rrahmani ka vazhduar me paraqitje pozitive në fanellën e Hellas Veronës ku në ndeshjen e fundit fituan 2-1 ndaj Brescias.
Përveç lojës së mirë në mbrojtje, ai e largoi edhe një top nga vija fatale.
“Tuttomercatoweb” i ka publikuar notat e futbollistëve, ku nuk munguan fjalët e mëdha për Rrahmanin.
“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër paraqitje pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë”, shkruhet në vlerësimet e portalit italian.
Më poshtë mund të shihni momentin në fjalë, ku Rrahmani “fluturon” për të larguar topin nga vija e portës së tij.
Pos Rrahmanit, edhe futbollisti tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, e nisi si titullar këtë ndeshje por u largua nga fusha në minutën e 16 pasi pësoi një lëndim.
Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 xhirosh kanë pësuar vetëm 9 gola. /Telegrafi/