Site icon Telegrafi

I shpëtoi dy atentateve dhe iu refuzua azili në Suedi e Norvegji, detaje të reja nga sulmi ndaj Gentian Bejtjas

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë lënë makinën pak larg banesës kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes autorët kanë qëlluar dy herë. Njëherë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Jo zyrtarisht 29-vjeçari ka punuar si shofer në prokurorinë e Apelit, por nuk specifikohet se me cilin prokuror është, raporton A2 CNN.

Lexo po ashtu Atentati në Krujë, policia zbulon detaje të reja

Gentjan Bejtja dyshohet se dy ditë më parë ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me viktimën mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë.

Po ashtu ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas. Bejtja ka kërkuar azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por nga informacionet kërkesat për azil nuk i janë pranuar. Ai i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version