Telegrafi

Shpëtoi balenën e cila u bllokua në rrjeta – burri nga Australia gjobitet nga autoritetet

Një burrë nga Australia i cili shpëtoi një balenë të kapur në rrjeta deti, thotë se u gjobit nga autoritetet për kryerjen e shpëtimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, balena e bllokuar u pa të martën larg ujërave të Gold Coast, ndërsa u bë thirrje për zyrtarët.

Sidoqoftë, ndërsa orët kalonin pa ndonjë përgjigje, burri vendosi ta shpëtojë vetë atë – duke e vozitur barkën e tij, ndërsa shkëputi rrjetën ku u bllokua balena. Pas kthimit të tij në breg, ai u gjobit nga zyrtarët.

Është e paqartë se për qfarë saktësisht u gjobit ai – shteti i Queensland i penalizon personat për pengim të pronës, dhe lëvizjen e njerëzve afër balenave.

“Në thelb unë thjesht u përpoqa ta shpëtoja atë”,  tha burri i njohur me emrin “Django” për ABC. /Telegrafi/