Site icon Telegrafi

Shpëtohet ‘viktima e skllavërisë’ që dyshohet se u mbajt mbyllur në kushte mizore për 40 vjet (Foto)

I dyshuari si viktimë e skllavërisë, që besohet se u mbajt mbyllur për 40 vjet, është shpëtuar sot pas një bastisje policore.

Britaniku 58-vjeçar, është gjetur në një kasolle druri që nuk ka mbi tre metra katrorë, e cila ndodhet në Cumbria të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Viktima që është rrëmbyer si 18-vjeçar, jetoi për dekada i mbyllur kushte mizore, brenda hapësirës ku kishte televizion, një karrige, ngrohëse me rrymë dhe një shtrat të improvizuar ën dysheme.

Kasollja ku u mbajt viktima për 40 vjet

Por, atë e kanë shpëtuar sot pas intervenimit të Gangmasters and Labour Abuse Authority. Organizatë që merret me identifikimin dhe shpëtimin e viktimave, që kanë rënë pre e të ashtuquajturës ‘skllavëri moderne’.

Atë e kanë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa raportohet se ishte mjaft i traumatizuar.

Nuk është bërë e ditur, se për çfarë e kishin mbajtur mbyllur, apo nëse e kanë detyruar të kryente ndonjë obligim.

Për këtë gjetje, është arrestuar kryefamiljari 79-vjeçar, ndërsa pritet të bëhen hulumtime të hollësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version