Një foshnje njëvjeçare është shpëtuar pasi lundroi gati një milje në det larg Tunizisë me një unazë gome, derisa prindërit e saj ishin ‘shpërqendruar’.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet të ketë ndodhur të shtunën pasdite, jashtë një plazhi në Kelibia, në bregdetin veri-lindor të vendit.
Videoja tregon momentin e shpëtimit pasi oficerët e Mbrojtjes Civile u thirrën për ta shpëtuar vajzën, e cila nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
Burimet qeveritare thanë se vajza ka gjasa të jetë ‘vërshuar’ në det nga erërat e forta.
Prindërit e saj mendohet se ishin ‘shpërqendruar për një moment’, gjatë kohës kur ndodhi ky incident. /Telegrafi/