Në Hejing të Kinës zjarrfikësit e kanë shpëtuar një vajzë që kishte ngecur brenda në lavatriçe.
Fëmija trevjeçarë pasi ishte futur brenda e ka aktivizuar pajisjen dhe rrotullimi ka bërë që të bllokohet brenda, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë e tregon momentin kur është këputur kazani ku ajo kishte ngelur dhe nxjerrjen e saj nga aty.
Megjithëse kishte pësuar disa gërvishtje, vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë, megjithëse krejt kjo situatë ka mundur të ketë përfundim fatal për vajzën. /Telegrafi/
https://youtu.be/KxIU2MkTMQM