Një grua e paidentifikuar nga Ramsgate i Anglisë, ka qenë duke vozitur së prapthi kur e ka humbur kontrollin dhe ka rënë poshtë një mbrojtëseje betoni.
Në pamundësi që të largohet, në vendin e ngjarjes janë ftuar zjarrfikësit, të cilët e kanë përdorur një vinç për ta ngritur, transmeton Telegrafi.
Pasi i kanë vënë poshtë veturës shiritat e fortë, e kanë hipur veturën në lartësinë e duhur dhe e kanë vënë në rrugë.
Për fat të mirë, shoferja e cila është shtatzënë, nuk e ka pësuar asnjë lëndim. /Telegrafi/