Amanda Fahrunisa është shpëtuar pasi përfundoi poshtë një veture, derisa ishte në një pompë benzine në Java të Indonezisë.
Kalimtarët e rastit, ngritën veturën dhe nxorën pesëvjeçaren, që ka thyer këmbën e majtë por nuk ka lëndime tjera, transmeton Telegrafi.
“Kishte shumë fat, pasi ka mundur të pësojë lëndime të shumta. Gjendja saj është nën kontroll dhe po shërohet”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Të pranishmit që ndihmuan vogëlushen, janë lavdëruar nga shikuesit e videos që po qarkullon në rrjetin social. /Telegrafi/
https://youtu.be/lIKOR633d4E