Site icon Telegrafi

Shpëtohet një preson në Vodno të Shkupit

Në Vodno të Epërme është shpëtuar një person i cili ka thyer këmbën, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Siç bëjnë me dije, rreth mesditës kanë marrë një telefonatë për një person të lënduar në zonën e Vodnos së Epërme, afër Kryqit të Mijëvjeçarit, dhe menjëherë përmes Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit pranë QMK-së kanë nisur aksion për shpëtim dhe transport të të lënduarit.

Personi është dërguar me helikopter policor në Qendrën Urgjente në Shkup.

Exit mobile version