Site icon Telegrafi

Shpëtohet një person i cili ishte hedhur nga Ura e Gurit në lumin Vardar

Nga shkallët nën Urën e Gurit, një burrë mëngjesin e sotëm është hedhur në lumin Vardar, i cili pas masave të marra është nxjerrë i gjallë, njoftojnë MPB.

“Sot në mëngjes rreth orës 08:30 është raportuar se një person është hedhur në lumin Vardar nga shkallët nën “Urën e Gurit”.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa nga zyrtarët policorë nga Qendra dhe Bit Pazar dhe Brigada e Zjarrfikësve në Shkup, ndërsa personi është nxjerrë i gjallë, njoftojnë nga MPB.

Me ndihmën e shpejtë personi është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version