Site icon Telegrafi

Shpëtohet një gorillë nga aeroplani i Turkish Airlines

Një gorillë e re e shpëtuar nga ngarkesa e një aeroplani po shërohet në një kopsht zoologjik të Stambollit, kanë njoftuar zyrtarët, ndërsa mendojnë ta kthejnë atë në habitatin natyror.

Gorilla 5-muajshe u zbulua në një fluturim të Turkish Airlines nga Nigeria në Tajlandë muajin e kaluar teksa kalonte nëpër Stamboll.

Ajo është quajtur Zeytin dhe po rikuperohet në kopshtin zoologjik Polonezkoy, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht, ajo që ne duam dhe dëshirojmë është që gorilla të vazhdojë jetën në atdheun e saj”, tha Fahrettin Ulu, drejtor rajonal i ruajtjes së natyrës dhe parqeve kombëtare të Stambollit.

“Ajo që është e rëndësishme është që të krijohet një mjedis absolutisht i sigurt në vendin ku shkon”, shtoi Ulu.

Raportohet se në javët që kur u gjet, Zeytin ka shtuar në peshë dhe po tregon shenja të rikuperimit nga udhëtimi i tij traumatik.

Ndryshe, të dyja llojet e gorillave – perëndimore dhe lindore, të cilat popullojnë pyjet dhe malet e largëta të Afrikës Qendrore – klasifikohen si të rrezikuara nga Bashkimi Ndërkombëtar.

Ndërsa Stambolli shfaqet si një qendër kryesore ajrore midis kontinenteve, zyrtarët doganorë kanë përgjuar gjithnjë e më shumë kafshët e tregtuara ilegalisht.

Në tetor, 17 krokodilë të rinj të Nilit dhe 10 hardhuca u gjetën në bagazhin e një pasagjeri egjiptian në aeroportin Sabiha Gokcen. /Telegrafi/

Exit mobile version