Një grua në mënyrë sensacionale është shpëtuar nga policia, pasi ishte mbajtur e burgosur për 16 vite në një dhomë të vogël nga familjarët e saj, si shenjë ndëshkimi që kishte mbetur shtatzënë.
Në një dhomë të vogël të përmasave 3×3, Maria Lucia de Almeida Braga, tani 36-vjeçe, ishte detyruar të jetojë në kushte të mjerueshme, dhe shpesh lakuriq, duke i lutur familjarët që ta ushqejnë në shtëpinë e tyre në Brazil, transmeton Telegrafi.
Kjo dhomë nuk kishte tualet ku mund të kryente nevojën fiziologjike, por mungonte edhe uji i pijshëm.
Maria Lucia po mbahej e mbyllur nga familjarët e saj pasi si 20-vjeçare kishte mbetur shtatzënë.
Por, raportohet se ajo është shpëtuar këto ditë, kur një burim anonim informoi policinë së në një shtëpi në Urburetama po mbahej e burgosur një grua.
“Ajo menjëherë vrapoi në përqafimin e policëve, në momentin që ia hapën derën”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.
Ajo e kalonte natën në këtë dhomë pa dritë e vetmuar, duke bërtitur tërë natën në dritare.
Fajtori kryesor për burgosjen e saj ishte babai Joao de Almeida Braga 48-vjeç, i cili është arrestuar nga policia, derisa nëna e saj ishte munduar ta mbrojë por vazhdimisht ishte kërcënuar nga djemtë e saj.
Në momentin që kjo grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, vëllezërit e kishin dhënë për birësim dhe i kishte thënë asaj se nuk guxon ta mbajë. /Telegrafi/