Telegrafi

Shpëtohet nga jelekët e gjinjve

Jessica Brown kishte rënë nga një shkëmb në Alpet e Austrisë dhe kishte mbetur e lënduar për 70 orë në temperatura shumë të ulëta.

Skuadrat shpëtimtare e kishin kërkuar atë në vende të gabuara dhe kishin hequr dorë duke e konsideruar atë të vdekur.

Mirëpo, Jessica e kishte parë një teleferik i cili ngjitej drejt malit në Salzburg dhe kur ishte afruar pranë saj ajo i kishte gjuajtur jelekët në kutinë e cila barte ushqim.

Punëtorët gjatë marrjes së ushqimit i kishin vërejtur jelekët dhe menjëherë u kishte rënë ndërmend se ato mund të ishin një mesazh për të dërguar grupin e kërkuesve.

“Ajo edhe ashtu nuk kishte marrë shumë gjëra për të veshur kur ishte nisur, ndërsa në fund kishte mbetur edhe me më pak”, kishte thënë njëri nga shpëtimtarët.