Pronari i një Tesla Model X, për një kohë të gjatë e ka dëgjuar mjaullimën, por nuk e dinte se ku gjendej macja brenda veturës së tij.
Megjithëse u përpoq ta gjente, e kishte të kotë dhe iu desh ta dërgonte në qendrën më të afërt, ku bëhet rregullimi i këtyre makinave, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, tregon punonjësin që me shumë kujdes, është përpjekur ta nxjerrë gjallesën edhe pse ajo ishte e frikësuar dhe provonte të largohej.
“Për dallim nga veturat tjera, Tesla nuk lëshon tingull kur është duke lëvizur, andaj e tëra që dëgjoja ishte një mjaullime që më shqetësonte”, ka shkruar pronari lidhur me rastin. /Telegrafi/