Site icon Telegrafi

Shpëtohet macja e braktisur, që ishte kthyer në lëmsh të papastër (Foto)

Në Pensilvani të Shtetetve të Bashkuara, është gjetur macja Hidey e mbështjellë me afro një kilogram lesh.

Meqenëse pronari është prekur nga një sëmundje nervore dhe është dërguar në qendër të kujdesit për të moshuar, ajo së bashku me një mace tjetër kanë mbetur të vetmuara në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Por, një fqinjë është kujtuar se burri i moshuar i kishte dy mace të vogla dhe e ka thyer shtëpinë, në përpjekje që t’i gjejë.

Të parën e ka parë të ngordhur dhe e ka larguar, ndërsa pasi ka vënë ushqim dhe ka pritur pak kohë, është afruar Hidey. E frikësuar dhe e uritur, ajo ka ecur ngadalë shkaku i masës që kishte në shpinë.

Mirëpo, pasi u dërgua te veterineri dhe iu nënshtrua anestezionit, i është hequr me kujdes leshi i papastër që i ishte rritur së tepërmi. /Telegrafi/

Exit mobile version