Site icon Telegrafi

Shpëtohet foshnja nga rrënojat, shpëtimtari shpërthen në lot (Video)

Një shpëtimtar sirian ka nxjerrë nga rrënojat në Idlib të shkatërruara nga lufta, ndërsa në pamjet që shihen në veturën e ndihmës së shpejtë shihet se vajza dhe shpëtimtari janë në lot.

Vullnetari i “Helmetave të kaltra” Abu Kihaf ka nxjerrë vajzën e vogël nga rrënojat pasi që një ndërtesë është bombarduar.

Në këtë sulm kanë vdekur së paku 11 civilë, përfshirë edhe shtatë fëmijë, bën të ditur Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut. /kp/

Exit mobile version