Një foshnje e porsalindur është shpëtuar, pasi e ëma e kishte braktisur nën një pemë të bananes në ditën e Krishtlindjeve.
Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur kalimtari Aping Ping, 21-vjeçe, gjen foshnjën e porsalindur në një zonë malore të parkut, transmeton Telegrafi.
Ai kishte dëgjuar foshnjën duke qarë, por kur u afrua te një pemë e gjeti foshnjën e braktisur që ishte mbështjellë me batanije. Aping menjëherë mori foshnjën dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Mai Rim, në Chiang Mai në pjesën veriore të Tajlandës.
Vogëlushi është trajtuar për shkak të infeksionit në gjoks, derisa policia është vënë në kërkim të nënës që e kishte braktisur.
“Unë dhe vëllai e kemi gjetur djalin e vogël që ishte braktisur nën pemën e bananes gjatë 25 dhjetorit. Ai dukej se i kishte 2 apo 3 ditë jetë”, ka deklaruar Aping. /Telegrafi/