Site icon Telegrafi

Shpëtohet foshnja e porsalindur në Indi, që ishte varrosur për së gjalli

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar pasi ishte varrosur për së gjalli në një fshat në Indi, ku fshatarët i kishin vërejtur këmbët që i kishin dalë mbi sipërfaqe të tokës.

Vogëlushi u shpëtuar edhe kur filloi të qante, dhe fshatarët menjëherë filluan të gërmojnë në afërsi të një shtëpie në fshatin Sonoura në veri të Indisë, transmeton Telegrafi.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq fshatarët që mundohen t’ia gjejnë krahët, me qëllim që ta nxjerrin nga toka. Vogëlushi fillimisht nuk lëvizi këmbët, duke e bërë turmën të besojnë se kishte vdekur pas veprimit të tyre, por më pas lëvizi këmbët e duart.

Autoambulanca që u telefonua në vend të ngjarjes e mori vogëlushin për tretman të mëtutjeshëm në spital, e disa orë më vonë u bë e ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë nuk dihet se pse ishte varrosur për së gjalli dhe për sa kohë kishte qëndruar në atë gjendje, e shumë fshatarë janë lajmëruar vullnetarë për të filluar procesin e adoptimit të djaloshit. /Telegrafi/

Exit mobile version