Site icon Telegrafi

Shpëtohet fëmija që kishte rënë në bunarin e thellë 15 metra (Video)

Jia Zhihao është shpëtuar pas dhjetë orë punimesh, për ta nxjerrë nga bunari i thellë 15 metra, që ndodhet në Zhangdiang të Kinës.

Për të shpëtuar trevjeçarin, janë angazhuar shumë mbrojtës të rendit, ndërsa tetë ekskavator kanë gërmuar gjatë tërë natës, transmeton Telegrafi.

Meqenëse bunari i tharë kishte diametër vetëm 30 centimetra, askush nuk mund të futej brenda për t’i ndihmuar.

Tërë dheu që e rrethonte atë vend është dashur të hiqej, derisa kanë arritur te vogëlushi, që nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.

Për ta mbajtur gjallë dhe të ngopur, atij i kanë lëshuar ushqim dhe lëngje, si dhe disa qese të posaçme me oksigjen që të ketë frymëmarrje të rregullt.

Videoja e postuar më poshtë, i shfaqë disa momente të rastit që është përcjellë nga mediat deri në momentin e fundit. /Telegrafi/

https://youtu.be/UDBK6W1SsdE

Exit mobile version