Shpëtohet e moshuara që ishte mbështjellë nga gjarpri i gjatë tetë metra (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Chin Darachan nga Rayong i Tajlandës, po shkonte gjatë natës në tualetin që ndodhet përjashta tempullit, kur u sulmua nga një piton gjigant.
Reptili i gjatë tetë metra, ia ka mbështjellë murgeshës këmbët dhe pastaj tërë trupin, duke i pamundësuar lëvizjen, transmeton Telegrafi.
“Bërtita me sa forcë kisha dhe atëherë erdhën pranë meje disa murgj. Shtrëngimi ishte i madh, derisa ata po e prisnin gjarprin me dara”, ka thënë Darachan.
Gruas së shtyrë në moshë, që nuk është më e gjatë se një metër e gjysmë, i janë bërë 20 qepje në trup shkaku i kafshimeve që pësoi, por tash ka gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/