Mbrojtësit e rendit në Llandudno të Wales, kanë zbritur në një faqe shkëmbi për të shpëtuar një dhi, që kishte mbetur në mes të gurëve.
Kafsha e egër, që ka shkathtësi të mëdha, ka mbetur në 30 metra lartësi, sepse nuk kishte shteg që të lëvizte, transmeton Telegrafi.
Asaj i janë afruar shpëtimtarët që u lëshuan me litarë dhe e futën të valixhen e madhe, për ta dërguar në vend të sigurt.
Megjithëse qëndroi për një javë pa ujë dhe ushqim, veterinerët kanë thënë se gjendje e saj është e mirë dhe e kanë lënë menjëherë të lirë. /Telegrafi/