Site icon Telegrafi

Shpëtohet burri që kishte dashur të hynte në shtëpi nëpërmjet oxhakut (Foto)

Një burrë 26-vjeçar nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, e ka harruar çelësin e shtëpisë dhe ka dashur të hyjë nëpërmjet oxhakut, por ka ngecur brenda.

Këmbët e tij e kanë prekur dyshemenë, por hapësira për të dalë jashtë ishte shumë e ngushtë, transmeton Telegrafi.

Për katër orë ai ka provuar të ngjitet lartë dhe ka bërtitur pa sukses, derisa e ka dëgjuar një fqinjë që i ka thirrur zjarrfikësit.

Në fotografitë e postuara shihet momenti emocionues, kur burri i mbuluar nga bloza e ka përqafuar zjarrfikësin nga gëzimi, që më në fund është i lirë.

“Më mirë do ishte sikur të thyhej dera, sesa të tentohej të hyhej përmes oxhakut. Ai u nxor me lehtësi, por ka mundur të mbetej aty dhe të pësonte keq”, thuhet në deklaratën e njësisë që e kreu intervenimin. /Telegrafi/

Exit mobile version