Telegrafi

Shpëtohet arusha nga kurthi për derra të egër në Dibër

Sot ekipi i Kopshtit Zoologjik në Shkup u drejtua drejt Banjave të Dibrës në vendin e quajtur Pijane nga ku një arushë kishte ra në kurth për derra të egër.

Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov shprehet për shkak se ende nuk është formuar ekipi në nivel shtetëror për shpëtimin e këtyre kafshëve, ndërsa formimi është në fazën përfundimtare, ekipi i Kopshtit Zoologjik në Shkup bashkë kanë dale në vendngjarje dhe kanë arritur ta lirojnë arushën nga kurthi dhe më pas i kanë pastruar plagët.

Arusha është liruar, ndërsa i gjithë intervenimi është zhvilluar në prani të policëve nga Stacioni Policor në Dibër.