Site icon Telegrafi

Shpëtohet 60-vjeçari, plagoset efektivi i Renea-s

Efektivi është 41-vjeçari, Ardian Dibra, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe mësohet se është përmendur. Sipas stafit të mjekëve, gjendja e tij po përmirësohet, ndërsa do t’i nënshtrohet një skaneri të kokës për të parë shkallën e dëmtimit.

Isaraj hypi në këtë shtyllë rreth orës 8:30 minuta, ndërsa për dy orë jo vetëm banorët e zonës “Don Bosko”, por edhe të gjithë ata që e panë ngjarjen nëpërmjet TV përjetuan orë tmerri. Ky i fundit kërkonte të sensibilizonte opinionin publik për një problem pronash që ia kishin përvetësuar me të padrejtë. Kërcënonte që do hidhej nga lartësia 30 metra, nëse shteti nuk ndërhynte për të zgjidhur problemin e tij.

Ndërhyrja e forcave Renea u vu në zbatim, pasi dështuan negociatat e policisë me shtetasin Çaush Isaraj, që ky i fundit të zbriste në mënyrë vullnetare, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version