Site icon Telegrafi

Shpëtohen tre marinarë që dolën për xhiro me barkë, humbën në mjegullën e dendur (Video)

Rojat bregdetare të një ishulli të vogël në Wales, shpëtuan tre marinarë të huajë, që humbën në mjegullën e dendur, pasi dolën për një xhiro me barkë gjatë natës.

Marinarët që janë një rus, belg dhe filipinas, e kishin lënë anijen e tyre të ankoruar në brigjet e Somerset, ndërsa shfrytëzuan barkën e gomës, të gjatë rreth katër metra, transmeton Telegrafi.

Pas një nate me pije, rreth orë katër të mëngjesit, ata vendosën ta bëjnë edhe një xhiro të vogël, por mjegulla e dendur iu humbi kontrollin.

Mungesa e tyre në bordin e anijes, alarmoi mbrojtësit e rendit, andaj rojat bregdetare dhe njësitet speciale me helikopter, nisën kontrollet në det.

“Që të tri marinarët e humbur, janë gjetur të pa lënduar dhe kanë shëndet shumë të mirë. Nisja që filloi rreth orës tetë, përfundoi brenda orës me shumë sukses” thuhet në raport.

Aksioni është përshëndetur për shkak të bashkëpunimit të mirë, mes njësiteve të ndryshme shpëtimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version