Telegrafi

Shpëtohen tetë persona, kishin ngecur me barkë në baltën e liqenit (Foto)

Mbrojtësit e rendit në Cornwall të Anglisë kanë shpëtuar tetë persona që kishin ngecur në baltën e liqenit për afro pesë orë.

Pasi që nuk kishte baticë, lundra nuk mund të vazhdonte tutje dhe është nevojitur një shtytje, transmeton Telegrafi.

Ngecja shkaku i mungesës së baticës

Megjithëse barka ishte bllokuar, sepse hapësira duhej të mbushej me ujë, katër të rritur dhe katër fëmijë janë ndihmuar të dalin në breg.

“Ka pasur probleme me motorin, që i ka ngadalësuar lëvizjen si duhet, pastaj balta ka bërë që të ngecin. Për fat të mirë, gjendja tyre shëndetësore është e mirë”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Barkat e gomës që lëvizin në baltë

Shkaku i ndryshimeve klimatike, kërkohet që të mos vizitohet ky liqe, derisa nuk fillojnë të reshurat dhe niveli i ujit t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/