Ekipet e shpëtimit malor në Austri kanë arritur të shpëtojnë të gjithë skiatorët pas një orteku të dielën, raportojnë mediat lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 200 punonjës të shpëtimit fillimisht po kërkonin një grup prej dhjetë personash që dyshohej se ishin bllokuar nën borë pranë qytetit të Zuers, por të gjithë tani janë shpëtuar, sipas policisë.
Megjithatë, katër persona raportohet se janë lënduar.
Insane in-bounds avalanche today in Zürs, Austria. 10 people buried but all rescued. pic.twitter.com/rzkTHA2F1T
— James J. Jung (@james_jjung) December 26, 2022
Orteku ndodhi rreth orës 15:00 në malin Trittkopf 2700 metra të lartë midis Zuers dhe Lech am Arlberg dhe bora kaskadë arriti deri në shtigjet e skive aty pranë.
Orteku pasoi ditë të tëra bore në rajonin e lartë alpin dhe mot të ngrohtë në ditët e Krishtlindjeve, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit, duke cituar policinë lokale.
All rescued after this avalanche that hit the piste on #Trittkopf. It's a Christmas miracle in Lech-Zürs #Vorarlberg #Austria🇦🇹
Shout out to Steve who took the video and apparently then immediately went to help. 🙌#lawinenabgang #lawine #lech #zürs #avalanche pic.twitter.com/mU4XhikXEG
— George Nimeh (@iboy) December 26, 2022
Shërbimi lokal i shpëtimit malor e kishte vlerësuar rrezikun e ortekëve si “të lartë”.
Në masën e dëborës u vendosën projektorë për të vazhduar kërkimin pas rënies së errësirës dhe qentë po përdoreshin për të gjetur të zhdukurit.
Vitet e fundit, ortekët në Austri kanë shkaktuar mesatarisht njëzet vdekje në vit. /Telegrafi/