Telegrafi

Shpëtohen të gjithë futbollistët e bllokuar në një shpellë në Tajlandë

Ekipi i marinës tajlaneze ka thënë se 12 djemtë dhe trajneri i tyre janë shpëtuar nga shpella, duke kompletuar një operacion të jashtëzakonshëm të shpëtimit që ka fituar vëmendje ndërkombëtare.

“Dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre janë jashtë shpellës. Të gjithë të sigurt”, është njoftuar përmes një postimi në Facebook, nga Zyra e Emergjencave në Tajlandë, përcjell Telegrafi.

Tetë djemtë që janë shpëtuar të dielën dhe të hënën janë në spital, mirëpo nuk është bërë i ditur ende identiteti i tyre.

Lexo po ashtu Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë

Secili person është larguar nga shpella me ndihmën e zhytësve profesionalë.

Grupi ishte duke eksploruar shpellën në provicën veriore, Chiang Rai më 23 qershor, mirëpo është bllokuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. /Telegrafi/