Telegrafi

Shpëtohen pas pesë orësh turistët belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë

Dy turistë belgë të cilët ishin bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë janë shpëtuar pas pesë orësh kërkime.

Policia Vlorës njofton se turistët ndodheshin në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia. /Telegrafi/