Telegrafi

Shpëtohen nga mbytja një i mitur dhe dy të moshuar te Gjiri i Lalëzit

Paraditen e së dielës, efektivët e Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja një vajzë 11-vjeçare dhe dy të moshuar, njëri i moshës 65-vjeç dhe tjetri 70-vjeçar.

Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për t’i ardhur në ndihmë pushuesve.

Për çdo problem, policia lut pushuesit që të telefonojnë në numrin 112. /TCH/