Telegrafi

Shpëtohen mbi 350 emigrantë në Detin Mesdhe

Roja spanjolle bregdetare njofton se kanë shpëtuar 359 persona në 7 anije të vogla të cilat u vërejtën nga ekipet e shpëtimit midis Spanjës dhe bregut perëndimor të Afrikës, të cilët kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe.

Spanja këtë vit po ballafaqohet me rritjen e numrit të migrimit të paligjshëm, pasi vendet e Mesdheut lindor ashpërsuan dënimet.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit këtë javë njoftoi se në vitin 2018 mbi 45 mijë burra, gra dhe fëmijë kanë hyrë në Spanjë përmes rrugës perëndimore të Mesdheut.

Sipas Kombeve të Bashkuara këtë vit 1,960 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe. /Telegrafi/